Rreth Mageia 4

Mageia 4 është një shpërndarje GNU/Linux për kompjuterin tuaj, lëshuar nga Komuniteti Mageia . Mund të instalohet në disa mënyra, me Live ose Klasil ISOs duke qenë metodat më të përhapura.

Shkarkoni atë menjëherë!

Live ISO's lejon të provoni Mageia pa instalim. Përdor këto udhëzime për të vënë Live ISO në një CD, DVD ose pajisje USB. Atëherë ju mund të lëshoni Mageia 4 direkt nga atje, dhe provoni Mageia duke përdorur një nga ndërfaqet grafike të përdoruesit si GNOME ose KDE.

Nëse jeni të kënaqur me përvojën e Mageia, atëherë ju mund ta instaloni në hard diskun tuaj nga media Live.

ISO klasike është mënyra më tradicionale për të instaluar Mageia direkt. Hidhni një sy dokumentimit të plotë për këtë instalues.

Mageia 4 përfshin disa menaxherë desktop duke përfshirë KDE, Gnome, XFCE, Mate dhe Cinnamon.

Ka shumë aplikime në depot zyrtare. Ju mund të hidhni një vështrim në Mageia Baza Aplikimeve për të marrë një listë të plotë të paketave brenda Mageia.

Qka t're?

Ka shumë mirësi të reja në Mageia 4, shumë për të përfshirë këtu - shih shënime lëshimi për një ekspozitë të gjerë.

Për të ndihmuar përdoruesit të konfigurojnë dhe përdorin Mageia, dhe për të dhënë disa informacione rreth komunitetit dhe projektit, ne kemi shtuar një MageiaWelcometë ri. Fillon automatikisht kur një sesion hapet për herë të parë në cilëndo nga mjediset grafike.

Ne kemi shtuar dy mjedise të reja desktop: Mate dhe Cinnamon, të dyja të disponueshme nga instaluesi klasik DVD/ISO. Për ta bërë atë më miqësor, ne e ri-faktualizuam zgjedhje desktop përshtatur.

Ka pasur shumë punë në programin Mageia. Shumë paketa u transferuan nga Gtk2 në Gtk3, për të përdorur përbërës më modern. Ne gjithashtu i kemi dërguar të gjitha programet nga përdorimi i vjetëruar për të përgjuar kur nevojiten privilegje.

TexLive kishte nevojë për rreth 1GB të dhëna për instalim - tani është e ndarë në 3 paketa që zakonisht do të thotë një gjurmë shumë më të vogël.

Mageia në kontekst

Mageia është një Komunitet dhe një Shpërndarje Linux, me Mageia 4 që është lëshimi ynë i katërt.

Mageia 4 mbështetet nga Mageia.org organizatë jo fitimprurëse, e cili udhëhiqet nga një grup i kontribuesve të njohur dhe të zgjedhur.

Mageia 4 është bërë nga më shumë se 100 njerëz nga e gjithë bota.

Puna jonë i shton punës së shkëlqyer të komunitetit të gjerë Linux dhe Programe Falas. Ne synojmë të përziejmë të gjithë punën e shkëlqyer të bërë nga komuniteti, duke shtuar përbërësit e veçantë të Mageia, për t'ju sjellë përvojën më të mirë, më të qëndrueshme, më të besueshme dhe më të kënaqshme që mund të bëjmë për përdoruesit e rregullt, zhvilluesit dhe bizneset.

Ne i mirëpresim kontribuesit e rinj në cilëndo nga ekipet e ndryshme që shkojnë për të bërë Mageia Komunitetin, dhe ne ju inkurajojmë që të bashkohuni neve.