Mageia 8

Rreth Mageia 8

Mageia 8 është një shpërndarës GNU/Linux për koompjuterin tuaj, lëshuar nga Komuniteti Mageia. Mund të instalohet në disa mënyra, me ISO-të Live ose Classical që janë metodat më të njohura.

Shkarkoni atë menjëherë!

Live ISO's ju lejon të provoni Mageia pa instalim. Përdor këto udhëzime për të vendosur ISO-në e drejtpërdrejtë në një pajisje CD, DVD ose USB. Atëherë mund të lëshoni Mageia 8 direkt nga atje, dhe provo Mageia duke përdorur një nga ndërfaqet grafike të përdoruesit si GNOME ose Plasma.

Nëse jeni të kënaqur me përvojën e Mageia, atëherë ju mund ta instaloni në hard diskun tuaj nga media Live.

ISO klasike është mënyra më tradicionale për të instaluar Mageia direkt. Hidhni një sy dokumentimit të plotë për këtë instalues.

Mageia 8 përfshin disa menaxherë desktopësh përfshirë Plasma, GNOME, Xfce, Mate, LXQt dhe Cinnamon.

Ka shumë aplikime në depot zyrtare. Ju mund të hidhni një vështrim në Mageia Baza Aplikimeve për të marrë një listë të plotë të paketave brenda Mageia.

Qka t're?

Ka shumë mirësi të reja në Mageia 8, shumë për të përfshirë këtu - shih shënime lëshimi për një ekspozim të gjerë.

Mageia në kontekst

Mageia 8 mbështetet nga organizata jo fitim prurëse Mageia.org, e cila drejtohet nga një organ i kontribuesve të njohur dhe të zgjedhur.

Puna jonë i shton punës së shkëlqyer të komunitetit të gjerë Linux dhe Programe Falas. Ne synojmë të përziejmë të gjithë punën e shkëlqyer të bërë nga komuniteti, duke shtuar përbërësit e veçantë të Mageia, për t'ju sjellë përvojën më të mirë, më të qëndrueshme, më të besueshme dhe më të kënaqshme që mund të bëjmë për përdoruesit e rregullt, zhvilluesit dhe bizneset.

Ne i mirëpresim kontribuesit e rinj në cilëndo nga ekipet e ndryshme që shkojnë për të bërë Mageia Komunitetin, dhe ne ju inkurajojmë që të bashkohuni neve.



Hartëfaqe | Politika privatësisë