Mageia është Program Social

  • Ne si një Komunitet, do të Vlerësojmë Përdoruesit tanë. Ne do të jemi gjithmonë në kontakt me bazën tonë të përdoruesit, sepse ato janë po aq pjesë e komunitetit sa janë krijuesit dhe organizatorët.
  • Ne e kuptojmë se pasuritë tona më të vlefshme janë njerëzit dhe Komuniteti.
  • Ne gjithmonë do të jemi një shpërndarje komuniteti, duke vlerësuar të gjitha kontributet e komunitetit.
  • Ne do të jemi një shpërndarje gjithëpërfshirëse, duke u siguruar që të gjithë në komunitet mund të shprehen.
  • Ne vlerësojmë shumë miqësinë dhe do të nxisim bashkëveprimin shoqëror midis njerëzve.
  • Ne vlerësojmë integritetin, komunitetin, besim dhe gjithmonë do t'u përmbahemi standardeve më të larta etike.
  • Ne do, mbi të gjitha gjërat, të shijojmë veten :-).
  • Ne do të përpiqemi të ruajmë vullnetin e mirë të komunitetit tonë dhe të komunitetit të Burimeve të Hapura.
  • Ne do të ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin. Kur diçka nuk është e drejtë, ne do të ndërmarrim hapat e duhur për të gjetur një zgjidhje më të mirë dhe ta përdorim atë.

Mageia është Teknologji e Fuqishme

  • Ne, si Programe Falas dhe si një Sistem Operativ, vazhdimisht do të përtërijmë që të mbetemi një zgjedhje e teknologjisë së lartë të informatikës.
  • Ne do të qëndrojmë të përditësuar me tendencat e fundit në Open Source, duke zgjedhur me mençuri për të balancuar mes modernizimit dhe besueshmërisë në njoftimet tona.
  • Ne do të ruajmë gjallërinë brenda Komunitetit tonë, duke synuar gjithmonë të udhëheqim rrugën në zhvillimin bashkëpunues.
  • Ne do të inkurajojmë përdoruesit tanë që të jenë më të mirët që mund të jenë në kompjuterët e tyre.
  • Ne do të përpiqemi të lehtësojmë përdorimin, por edhe ofrojnë një sërë vizionesh dhe inovacione për përdoruesit e lartë dhe ato fillestar.

Mageia është Njohuri

  • Programi është një pjesë integrale e jetës sonë të përditshme, në pothuajse çdo ndërveprim në shtëpi dhe në mbarë botën, dhe në zemër të saj është Kodi kompjuterik. Ne do të përpiqemi ta kuptojmë dhe si funksionon në jetën tonë të përditshme.
  • Ne do të fuqizojmë bazën tonë të përdoruesit duke demistifikuar teknologjitë e përparuara.
  • Ne e pranojmë se jemi njerëzor. Dështimi dhe papërshtatshmëritë ndodhin dhe konteksti ndryshon. Ne do ta marrim këtë parasysh në programet dhe jetët tona, si dhe në ndjekjen e lumturisë. Ne do të evoluojmë.
  • Ne besojmë se nuk ka asgjë aq të bukur sa të kuptosh pogramin që përdor në jetën e përditshme. Prandaj, ne do të edukojmë njerëzit hapur rreth Programeve Të Lirë, Komunitetit tonë dhe Sistemit Operativ.

Mageia është Kualitet

  • Mageia do të bazohet në kërkesat e cilësisë së kualitetit/stabilitetit.
  • Mageia do të jetë në përputhje me standardet e burimit të hapur.
  • Mageia gjithmonë do t'i përmbahet standardeve dhe teknologjive të larta të sigurisë dhe privatësisë për të mbrojtur të dhënat e përdoruesve tanë.

Mageia është Marrëdhënie të Hapura

  • Ne do të sigurojmë të ardhmen e shpërndarjes nëpërmjet komunitetit të saj.
  • Ne do të bashkëpunojmë me shpërndarjet e tjera OSS dhe zhvilluesit kryesorë dhe kernel me kontribut të kodit.
  • Ne do të punojmë në bashkëpunim me projekte të tjera me burim të hapur.
  • Ne do të mirëpresim çdo Ndërmarrje Tregtare si pjesë e komunitetit tonë.
  • Mageia gjithmonë do të bazohet në Programe me kod të hapur. Megjithatë, do të jetë gjithashtu e hapur për kontributet jo-OSS, për të ofruar alternativa për nevojat dhe pritjet e ndryshme të përdoruesve tanë.
  • Mageia do të jetë gjithmonë një përpjekje kolektive, ndërkombëtare dhe e organizuar, përfaqësuese e komunitetit tonë pluralist.